top of page

Tre kushte për të fjetur më mirë.

Foto del escritor: ESTUDIÓ DE SALUD
ESTUDIÓ DE SALUD
6 ene 2021
4 min de lectura

Tre kushte për të fjetur më mirë


Cilësia e gjumit që bëni ka rëndësi po aq sa numri i orëve që flini.

Mund të provoni truket e mëposhtme për të pasur gjumë më të qetë, duke filluar nga sonte:


1. Të keni temperaturën e duhur


Termorregullimi - sistemi i shpërndarjes së nxehtësisë në trupin tuaj - lidhet fort me ciklet e gjumit. Edhe veprimi i thjeshtë i shtrirjes rrit përgjumjen duke rishpërndarë nxehtësinë në trupin tuaj nga qendra në periferi.

Kur flini, temperatura e brendshme e trupit bie në nivelin më të ulët, zakonisht katër orë pas gjumit. Prandaj, shkencëtarët besojnë se një dhomë e freskët mund të jetë më e favorshme për të fjetur, pasi përshtatet me rënien natyrale të temperaturës së trupit.


Për këtë arsye, nëse bëni banjë para se të flini, mund t’ju ndihmojë. Temperatura qendrore e trupit tuaj rritet dhe kur bie ndjeshëm kur dilni nga banjo, kjo sinjalizon trupin se jeni gati për të fjetur.

Shumë faktorë mund të ndikojnë temperaturën që është më e mira për ju, përfshirë sigurisht, pizhamet dhe mbulesat që përdorni.

Profesor Russell Foster, Ph.D. Universiteti i Oksfordit rekomandon të mos vishni pizhame për të përmirësuar gjumin tuaj.

Nëse hidhni shumë gjëra sipër për t’u mbuluar, mund të jetë më e vështirë për trupin të rregullojë temperaturën e tij.


Me ose pa pizhame, është e rëndësishme të siguroheni që duart dhe këmbët të jenë të ngrohta, sepse nëse nuk janë, enët e gjakut afër lëkurës tuaj ngushtohen dhe zvogëlojnë rrjedhën e gjakut në një përpjekje për të parandaluar largimin e nxehtësisë dhe kjo nuk lejon që temperatura juaj qendrore të ulet lehtësisht.

Në të kundërt, ngrohja e lëkurës tuaj bën që enët periferike të gjakut të zgjerohen, gjë që nxit humbjen e nxehtësisë. Me pak fjalë, nëse doni të bini në gjumë lehtë, duhet të jeni mjaft të ngrohtë në mënyrë që enët e gjakut të mos ngushtohen, por jo aq ngrohtë sa trupi juaj të mos mund të qetësohet.

Zgjidhja për këtë është e thjeshtë: vishni një palë çorape ose mbani ujë të nxehtë pranë këmbëve. Shumë njerëz i mbajnë shtëpitë e tyre shumë të nxehta (veçanërisht dhomat në katin e sipërm).

Studimet tregojnë se temperatura optimale për të fjetur në një dhomë është ndërmjet 60 deri 68 gradë F, prandaj rregulloni termostatin (ose përdorni çarçafë/batanije dhe kondicionerin) sipas rethanave.


2. Errësirë ​​natën, dritë ditën


Që kur u shpikën llampat, njerëzit kanë gjithnjë e më shumë "mangësi të errësirës" gjatë natës, ndërsa njëkohësisht marrin shumë pak dritë gjatë ditës, për shkak të punës në ambiente të mbyllura.

Shkëlqimi i dritës ka rëndësi, sepse gjëndra pineale prodhon melatonin përafërsisht në krahasim me kontrastin e shkëlqimit të diellit gjatë ditës dhe errësirës së plotë natën. Nëse jeni në errësirë ​​relative gjatë ditës, nuk do ta vlerësoni ndryshimin dhe nuk do të optimizohet prodhimi juaj i melatoninës dhe kjo gjë mund të ketë përshkallëzime të rëndësishme për shëndetin dhe gjumin tuaj. Siç raportohet nga Gizmodo:


"Drita - dhe errësira - janë sinjale të rëndësishme për ciklin. Ky ritëm cirkadian është zhvilluar prej më shumë se tre miliardë vjetësh, sepse jeta ka evoluar në Tokë në kontekstin e ciklit ditë / natë të diellit. Është ndërtuar thellë në përbërjen tonë gjenetike.

Gjatë natës, në errësirë, temperatura e trupit bie, metabolizmi ngadalësohet dhe hormoni melatonin shtohet në mënyrë dramatike. Kur dielli lind në mëngjes, nivelet e melatoninës kanë filluar të bien kur të zgjoheni. Ky tranzicion natyral fiziologjik brenda dhe jashtë natës është me origjinë shumë të lashtë dhe melatonina është thelbësore për të gjithë këtë proces.


Përveç uljes së temperaturës së trupit, ngadalësimit të metabolizmit dhe shtimit të melatoninës, trupi juaj pëson një sërë ndryshimesh të tjera gjatë errësirës. Për shembull, niveli i hormonit leptin (hormoni i ngopjes) rritet, gjë që zvogëlon ndjenjën e urisë. Edhe shprehja e gjeneve ndikohet nga ora juaj endogjene cirkadiane, po ashtu shtimi qelizor dhe riparimi dhe prodhimi i hormoneve.

Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës çon edhe në një ndërprerje të shkurtër të të gjitha këtyre proceseve, duke i hapur rrugën sëmundjeve si mbipesha, diabeti, kanceri dhe depresioni. Mesazhi? Ekspozohuni në dritë, në mëngjes dhe gjatë ditës, dhe fikni dritat (përfshirë dritat e pajisjeve elektronike) të paktën një orë para se të shkoni në shtrat.


3. Vaj Esencial Lavanda


Mbani një shishe vaj esencial livandoje pranë shtratit për ta nuhatur para se të bini në gjumë. Gjithashtu mund të shtoni disa pika në një shpërndarës, të lyeni trupin me locion livandoje, ta spërkatni në jastëk ose të bëni një maskë gjumi me livando.

Livanda është e njohur mirë për efektet e saj relaksuese. Një studim zbuloi se vaji esencial i livandos shkaktoi përmirësime në sasinë kohës që duhej për të rënë në gjumë si dhe në ashpërsinë e pagjumësisë mes studentëve universitarë. Përthithja e esencës së livandos dhe përmirësimi i higjienës së gjumit, e përmirësoi cilësinë e gjumit mes studentëve me probleme gjumi, më shumë sesa thjesht nga përmirësimi i higjienës së gjumit.


Banja me vaj livandoje ndihmon edhe në përmirësimin e gjumit tek foshnjat dhe kur livandoja u përdor në shpërndarës gjatë natës në dhomat e pacientëve me demencia, ankth dhe shqetësime gjumi, infermierët raportuan përmirësime si te pagjumësia ashtu edhe te ankthi.


Këshilla për t'ju ndihmuar të flini


Kohët e fundit Guardian u kërkoi lexuesve të dërgojnë rekomandimet e tyre për gjumë të mirë natën. Edhe pse jo të gjitha janë vërtetuar shkencërisht, ka dëshmi pozitive dhe mund t'ju ndihmojnë të flini më mirë.


-Pini çaj me lëvozhgë portokalli (thjesht fusni lëkurat organike të portokallit në ujë të nxehtë dhe shijojeni 20 minuta para gjumit)


-Dëgjoni një audiolibër (dhe vendosni alarmin që të fiket pas 10-20 minutash)


-Vishni çorape për të mbajtur këmbët ngrohtë


-Tendosni muskujt dhe pastaj relaksohuni


-Shmangni dritën një orë para se të shkoni në shtrat


-Fikni televizorin dhe lexoni në shtrat


-Imagjinata; Një lexues vuri në dukje "Unë gjithmonë imagjinoj vende të ftohta jo-mikpritëse në shi dhe erë aty ku jetoj dhe pastaj rehatohem, duke u ndjerë e ngrohtë dhe e sigurt. Pastaj më zë gjumi."


-Mos pini alkool para gjumit


-Ushtrohuni rregullisht


 
 
 

Entradas recientes

Ver todo

Comentarios


Publicar: Blog2_Post
  • Facebook
  • Instagram

©2020 por ESTUDIÓ DE SALUD MENTE Y NUTRIENTE ®. Creada con Wix.com

bottom of page