Dy erëza të fuqishme anti-inflamatore
Dy erëza të fuqishme anti-inflamatore
Dy erëza të fuqishme anti-inflamatore që meritojnë të përmenden veçanërisht janë:
1.Kurkuma, e quajtur edhe "erëza e jetës", ka një histori të gjatë të përdorimit medicinal në mjekësinë Ayurvedic dhe mjekësinë tradicionale kineze.
Përbërja e saj bioaktive, kurkumina, është zbuluar se ndihmon në mirëmbajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm, modulon rreth 700 gjene, kontrollon më shumë se 160 rrugë të ndryshme fiziologjike në një mënyrë pozitive, përmirëson rendin e membranave qelizore dhe bashkëvepron drejtpërdrejt me molekulat inflamatore për të ndihmuar në uljen e inflamacionit.
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se ajo kryen një aktivitet të madh anti-kancererogjen.
2. Xhinxheri është gjithashtu i njohur për cilësitë e tij medicinale. Analet e Akademisë së Shkencave të New York-ut botuan kohët e fundit një përmbledhje që tregon se xhinxheri mund të mbrojë nga një shumëllojshmëri e madhe sëmundjesh kronike, pjesërisht për shkak të efekteve të tij të dobishme mbi stresin oksidativ dhe inflamacionin.
Ashtu si kurkuma, edhe xhinxheri u zbulua që ka veprimtari antikancerogjene, duke çuar në "apoptozë të ndërmjetësuar nga mitokondritë" (vdekje e programuar e qelizave), që zvogëlon tumoret e prostatës pa prishur indet normale.



Comentarios